75 Mall Live Search
14:48 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Suhareka me gjest fantastik, i nis zjarrëfikësit për në Shqipëri

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, e ka nisur një ekip më zjarrëfikës për në Shqipëri.

Muharremaj ka takuar zjarrëfikësit para nisjes për në Shqipëri, duke ndarë edhe një fotografi me ta.

“Një ekip i zjarrëfikësve nga Suhareka sapo është nisur për në Shqipëri, në zonat ku ka nevojë për ta ofruar ndihmën tonë.

Me mendje dhe zemër jemi me ta!” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/