Klopp konfirmon se Mo Salah do të kthehet për Napolin
Mesfushori i Liverpoolit, Mohamed Salah, pritet të kthehet në formacionin startues të mërkurën në ndeshjen kundër Napolit.
Egjiptiani nuk ka luajtur prej 3 javësh për shkak të lëndimit, ndërsa në ndeshjen e fundit kundër Crystal Palaces ishte në bankën rezervë.
Trajneri Jurgen Klopp në një konferencë shtypi deklaroi se Salahu është shumë mirë.
“Më duket tepër mirë. Ai bëri stërvitje shumë të mirë pardje. Dje nuk e munduam shumë, do të shohim sot. Nuk jam i shqetësuar për Salahun” deklaroi Klopp.
/Indeksonline/