Presidenti i UEFA-s i ofron ndihmë Shqipërisë, pas tërmetit shkatërrues
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për njerëzit që humbën jetën pas tërmetit të sotën, në Shqipëri.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipëris, Armando Duka, ka njoftuar se ka marrë ndihmë konkrete nga Ceferini dhe zyrtarë të tjerë të futbollit ndërkombëtar.
“Miqtë e FSHF-së dhe Shqipërisë solidarizohen me ne, në këtë ditë të vështirë! Mora telefonata, mesazhe dhe propozime për ndihmë konkrete nga #presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, zv.presidenti Sándor Csányi, presidenti i Federatës Italiane Gabriele Gravina, etj. Mirënjohje!” shkruan Duka.
/Indeksonline/