Jessica Biel shfaqet për herë të parë pas lajmit për krizë në martesë
Xhesika Biel është parë për herë të parë që kur burri i saj Justin Timberlake u kap me kolegen e tij të filmit , ndërsa ai mbante duart me aktoren e ‘Palmer’ Alisha Wainwright në New Orleans javën e kaluar.
Aktorja 37-vjeçare kishte akoma unazën e saj të dasmës me diamantë ndërsa ishte parë në një garazh parkimi në Los Angjelos, transmeton Indeksonline.

Nëna e një fëmije, Xhesika u pa e buzëqeshur dhe një veshje të thjeshtë. me xhinse , atlete dhe një çantë teksa shihet pa grim.
Ajo dukej se ishte e vetmuar, ndërsa ajo u nis për në makinën e saj.
Ndërkohë, Timberlake është shfaqur të hënën në serinë e filmit të tij Palmer në New Orleans, Luiziana.

Të enjtën, Justin u pa shumë i afërt me partneren nga filmi i fundit. Timberlake u fotografua pa unazën e tij të dasmës.
Në një moment, Justin mbajti mbi dorën e Wainwright dhe dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Justin vendosi të dy duart rreth Alisha, e cila kishte veshur një fustan të gjelbër dhe qëndronte shumë pranë këngëtarit..
Dëshmitarët okularë pohojnë se ata u larguan më pas përmes një dalje nga prapa ndërtesës rreth orës 12.30.

Justin dhe Alisha luajnë një çift të dashuruar në ekran në dramën me temë futbolli.
Ylli i ‘Cry Me A River’ është i martuar me Biel për shtatë vjet dhe çifti kanë djalin katër vjeçar, Silas./Indeksonline/
