Kroacia nis helikopterët me skuadra të specializuara shpëtimi drejt Durrësit
Helikopterë me skuadra të specializuara shpëtimi drejt Durrësit ka nisur edhe Kroacia. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, pas një bisede telefonike që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
“Pas një bisede që pata me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, shpreha ngushëllimet e mia për familjet e viktimave pas tërmetit të fortë që ka goditur Shqipërinë. Gjithashtu është marrë vendim ( nga Qeveria e Republikës së Kroacisë) që të dërgohet një skuadër e specializuar shpëtimi drejt Shqipërisë me helikopter”, ka shkruar Plenkoviq.
U razgovoru s albanskim premijerom @ediramaal izrazio sam sućut obiteljima žrtava te suosjećanje s albanskim narodom u povodu snažnog potresa koji je pogodio Albaniju.
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) November 26, 2019
Përveç Kroacisë edhe shumë shtete të tjera të Ballkanit kanë nisur skuadra të specializuara shpëtimi drejt Shqipërisë. Gjithashtu ndihmë kanë ofruar, Italia, Greqia, Gjermania e Bashkimi Evropian.
Shqipëria është goditur sot nga një seri e fortë tërmetesh që kishte filluar rreth orës 4 të mëngjesit, ndërkohë i fundit në Detin Adriatik është regjistruar para pak minutash në orën 14:05 minuta prej 5.0 shkallësh.
Deri tani sipas informatave zyrtare janë të vdekur 13 persona, dhe të lënduar mbi 700 të cilët kanë kërkuar ndihmë në emergjencë.