75 Mall Live Search
15:38 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Isa Mustafa: Fizikisht jemi në Kosovë por me mendje në Shqipëri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka telefonuar Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për ti shprehur dhembjen dhe solidarizimin për dëmet e tërmetin e ndodhur në Durrës dhe Thumanë.

Statusi i Mustafës:

Të nderuar qytetarë

Shqipëria dhe shqiptarët po përjetojnë një tragjedi të rëndë nga pasojat e tërmetit.

I telefonova Presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta për ti shprehur dhembjen dhe solidarizimin tonë me shtetin shqiptar dhe me familjet e viktimave të kësaj fatëkeqësie.

E urova që sa më shpejtë të tejkalohet kjo gjendje me sa më pak viktima njerëzore e materiale dhe për shërim sa më të shpejtë të vëllezërve dhe motrave tona që morën lëndime në këtë fatkeqësi.

Fizikisht jemi në Kosovë por me mendje dhe përjetime, së bashku me juve në Shqipëri. IM