Mblidhen mbi 25 mijë dollarë për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë
Nga shumë lajme të trishta lidhur me tragjedinë e fundit në Shqipëri, tashmë është edhe një lajm sado pak shpresëdhënës për banorët e Shqipërisë.
Janë mbledhur mbi 25 mijë dollarë për t’i dalë në ndihmë shqiptarëve, teksa ku vetëm 10 mijë dollarë ishin donacion i një biznesmeni nga Shqipëria i cili preferoi të mbetet anonim, transmeton Indeksonline.

Me gjithë këto para të mbledhura parashihet t’u dilet në ndihmë banorëve, apo sado pak t’i rindërtohet dikujt shtëpia pas gjithë atyre rrënimeve të cilat u bën, sidomos në Durrës dhe Thumanë.
Ky është linku për ata që duan të kontriubojnë: http://gf.me/u/wwvand
