75 Mall Live Search
16:55 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

15-vjeçarja nga Thumana humb kontaktet me të afërmit pas tërmetit, daja e kërkon tek spitali i Traumës

Daja i një 15-vjeçares Drita Çakoni është paraqitur në Spitalin e Traumës në kërkim të mbesës së tij.

Ai thotë se nuk ka asnjë lajm nga ajo.

15-vjeçarja është banuese në zonën e Thumanës, ndërkohë që mëngjesin e sotëm u raportua se disa persona me të njëjtin mbiemër janë banorë në pallatin e prekur nga tërmeti, ndërsa nuk dihet nëse kanë lidhje familjare me vajzën e humbur.