Gjendje e rëndë në Thumanë, fëmijë, gra e pleq vendosen nëpër tenda për ta kaluar natën
Familjet e mbetura pa kulm mbi kokë dhe disa të tjera nga frika së mund të bien sërish tërmete, janë vendosur nëpër tenda në Thumanë.
Institucionet e Shqipërisë të mbështetura në çdo hap edhe nga ekipet e shpëtimit nga Kosova kanë ngritur disa tenda në Thumanë dhe ato tashmë janë mbushur me familje të prekura nga tërmeti.

Fëmijë, gra e pleq janë strehuar aty derisa autoritet të bëjnë një zgjidhje për ta.

Në tenda nuk ka ujë e as ndriçim, por banorët po mundohen të bëjnë zgjidhje në mënyra të ndryshme.

Familjaret kanë thënë për Indeksonline se zgjidhja më e mirë në këtë kohë, është të qëndrojnë aty pasi që kanë frikë nga ndonjë tërmet i radhës./Indeksonline/
