Haradinaj: Ngushëllimet më të thella familjes Abazi dhe të gjitha familjeve shqiptare
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka deklaruar se me mendje dhe me lutje është sot me familjet e të vdekurve dhe të humburve pas valës së tërmeteve në Shqipëri.
Haradinaj tha se tashmë është njoftuar edhe për dy vëllezërit kosovarë, ku shfrytëzoi rastin t’i shprehë ngushëllime familjes Abazi dhe të gjitha familjeve shqiptare që humbën më të dashurit e tyre, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Me mendje dhe në lutje jam sot me familjet e të vdekurve dhe të humburve pas valës së tërmeteve në Republikën e Shqipërisë. Sapo u njoftova se në mesin e viktimave janë edhe dy vëllezër nga Livoçi i Gjilanit, Shemsedin dhe Isa Abazi. Ngushëllimet më të thella familjes Abazi dhe të gjitha familjeve shqiptare që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi.
RH