75 Mall Live Search
21:09 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

QKUK thirrje për të dhuruar gjak për bashkëkombasit tonë

Për shkak të fatkeqësisë natyrore që ka goditur bashkëkombasit tonë në Republikën e Shqipërisë, Këshilli Drejtues i Odës ka ftuar anëtarësinë e gjërë për të dhuruar gjak për nevojat e mundshme që mund të paraqiten ditëve në vijim si pasojë e goditjës së termetit.

Njoftimi i QKUK-së:

Ju ftojm që këtë ta bëni pranë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë dhe të gjitha institucionet shëndetësore në të cilat mundësohet transfuzioni i gjakut.

Zyrtarët e OMK-së këtë aktivitet do ta bashkërendojnë me zyrtarët përgjegjës së QKTGjK dhe institucioneve gjegjëse shëndetësore.

Ju lutemi që për çdo informatë shtesë të na kontaktoni në numrin zyrtar: 049/872300.

Me solidaritet,

Prishtinë, 26 nëntor 2019

Këshilli Drejtues i OMK-së