Rinia Demokratike e Kosovës arrin në Durrës, natën do ta kalojnë në dispozicion të shqiptarëve
Që nga orët e para të mëngjesit, shumë kosovarë janë nisur drejt Shqipërisë, për t’iu ardhë në ndihmë bashkëkombasve tonë, pas tragjedisë së mëngjesit të djeshëm.
Të rinjtë e Kosovës, u mblodhën gjithandej vendit, duke kërkuar dhe grumbullar pako ushqimore e veshmbathje, të cilat i nisën drejt Durrësit, ku edhe janë duke qëndruar qindra banorë që po kalojnë natën nën qiell të hapur.
Edhe kryetari i të rinjve të PDK-së, Donjet Bislimi, është duke qëndruar në zonat e prekura nga tërmeti, madje ai përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka treguar se është takuar me kryebashkiaken e Durrësit, e cila ka falënderuar Rininë Demokratike të Kosovës, për ndihmën.
Ky është njoftimi i tij:
Sapo u takova me Kryebashkiaken e Durrësit.
Zonja Sako dhe gjitha autoritetet u shprehën tejet falenderues për kontributin e Rinisë Demokratike të Kosovës sonte.
Tash po e shkarkojmë një autobus me plot ndihma dhe barna të grumbulluara nga zemrat e mira shqiptare kudo nëpër Kosovë,
Pastaj tërë natën jemi në dispozicion të banorëve durrësian për çfardo nevoje që kanë!