75 Mall Live Search
07:19 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

20 të zhdukur në Shqipëri nga tëmeti vdekjeprurës

Tërmeti fatal i orës 03.54 të mëngjesit të 26 nëntorit 2019 dhe lëkundjet e tjera sizmike që e shoqëruan, kanë shkaktuar vdekjen e 24 personave, kryesisht në moshë të re, përfshirë dhe fëmijë.

Në bazë të raportimeve të qytetarëve rezultojnë dhe 20 persona të zhdukur.

Kërkimet janë ndërprerë në Thumanë të Krujës dhe po vazhdojnë në zona të ndryshme të Durrësit.

Ndërkohë numërohen 650 qytetarë të plagosur në shkallë të ndryshme.

Tërmeti me magnitudën 6.4 ballë të shkallës Rihter dhe intensitet makrosizmik 7 ballë tronditi mbarë shqiptarët duke shkaktuar pasoja të dhimbshme.

Shumë njerëz po e kalojnë natën jashtë pasi i druhen ndonjë tërmeti tjetër.

Emrat e shqiptarëve që u shuan nga tërmeti fatal

Të ndjerët janë:

Diena Meçaj 30 vjeçe, së bashku me vajzën e saj 8-vjeçare Esiela e cila vdiq pak orë para saj

Isa Abazi, 32 vjeç

Shemsedin Abazi, 36 vjeç (vëllezërit nga Kosova)

Kristian Reçi 24 vjeç (I riu i cili kishte vetëm dy ditë që kishte dalë nga burgu)

Sardi Çuka dhe nëna e tij (nuk dihet identiteti)

Evi Kardashi (Balerina në “Miramare” në Durrës)

Sadete Lala

Emilio Lala

Ilir Lala (i paralizuar, në një familje me Sadeten)

Drita Cakoni (15-vjeçarja që e kërkonte daja e saj me pasaportë në dorë)

Bukurie Leka 70-vjeçe

Ersid Hoxholli 32-vjeç (ra nga ballkoni në Mamurras)

Erisa Cara

Almir Cara

Fatmira Cara

Anthi Cara

Sadajana Cara

Stela Cara

Hasan Cara (Të shtatë viktimat familjarë me njëri-tjetrin)

Bajram Hajdarmataj (Kryekomisari dhe Pedagogu)

Një i ri në Thumanë (ende i paidentifikuar)