50 persona, nga Durrësi, nisen për në Kosovë
Rreth 50 persona janë nisur nga Durrësi drejt Kosovës, ndërsa pritet që 50 të tjerë të nisen më vonë.
Gazetari i report Tv, Ergys Kavaja, raporton se janë nisur dy autobusë deri tani, ndërsa pritet që të tjerë të nisën në orët e mëvonshme. Ata do të priten nga autoritetet vendëse atje, ku do të strehohen në qendra rezidenciale. Në rast se numri i shqiptarëve, që do të shkojnë në Kosovë do të jetë shumë i lartë, pritet që shqiptarët atje të hapin dyert për vëllezërit e tyre, ashtu siç këta të fundit kanë bërë 20 vjet më parë, më 1999.
Nga ana tjetër, sa i përket gjendja në stadiumin “Niko Dovana” ku janë ngritur çadrat, situata është e qetë. Lodhja, frika, stabilizimi me batanije, ushqimi, uji ka bërë që situata të jetë më e qetë.