Rritet numri i viktimave nga tërmeti, humb jetën një i plagosur në spital
Në Spitalin e Traumës ka ndërruar jetë 31-vjeçari Sajmir Gregu, banues në Thumanë.
Lajmin e dhanë familjarët e tij.
Ai doli i gjallë nga rrënojat pas nënës dhe vajzës së tij, të cilat nuk i mbijetuan dot tërmetit.
Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vijuar punën gjatë natës në Durrës, ku u shpëtua Klajdi Qato, ndërsa në Thumanë kërkimet rinisën mëngjesin e së mërkurës, pas ndërprerjeve disaorëshe për shkak të vështirësive të natës.
Në Thumanë aktualisht po punojnë grupe shpëtimi nga Kosova dhe Greqia. Tani sapo u bashkua edhe një skuadër kërkim-shpëtimi nga Serbia.
6 anëtarë të familjes Lala janë ende nën rrënoja në ish-Kënetë. Zjarrfikësit italianë kanë punuar gjatë gjithë natës për nxjerrjen e tyre.
Sot është shpallur ditë zie kombëtare nga Qeveria.