75 Mall Live Search
08:16 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nxirret një trup i pajetë, nën rrënoja edhe një 26-vjeçare

Nxirret një i pajetë nga rrënojat në Thumanë, ende vazhdon operacioni i kërkimit nga specialistët grek të ndihmuar nga forcat shqiptare.

Mendohet se nën rrënoja është një vajzë 26-vjeçare, raporton abcnews.al.

Rifillojnë kërkimet në banesat e shembura në Thumanë të Fushë Krujës
Banorët që kanë kaluar natën jashtë në çadra tregojnë se janë ndihmuar me batanije dhe ushqime, por nga kanë mbetur të shokuar nga tërmeti që tronditi vendin.

Në kampingun e Thumanës dhe pranë objekteve të dëmtuara janë ngritur 67 çadra në të cilat janë akomoduar rreth 700 banorë.