75 Mall Live Search
08:24 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme, në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme, një ditë pasi tërmeti ua mori jetën 24 personave dha la qindra të lënduar.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, Rama tha se nuk është thjesht çështje financash.

“Do shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë. Ashtu si Kushtetua dhe legjislacioni shtjellojnë, natyra e problematikës dhe situata duhet të jetë një një gjendje të jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve që janë prekur drejtpërdrejt, Tiranës dhe Durrësit. Por për atë që nuk e dinë, gjendja e jashtëzakonshme nuk është çështje thjesht financash. E thashë dje dhe e thotë dhe historia jonë. Pasi çështjen financiare s’e kemi lënë asgjë mangët. Nuk e di nëse janë të gatshëm ata që e predikonin gjendjen e jashtëzakonshme që t’u nënshtrohen këtyre masave. Gjendja e jashtëzakonshme është për një periudhë 30- ditore, ka hapësirat dhe detyrimet për ata që duhet ta qeverisin atë. Mbase nuk do u vijë për shtati atyre që e kanë predikuar, pasi ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, pasi Shqipëria ishte në lot”, tha Rama.