Arrin numri në 26 të vdekur,nxirret i riu nga rrënojat, nga Anglia, i vdes edhe babai (Emrat)
Është nxjerr i pajetë nga rrënojat e pallatit në Thumanë, Keli Çupi, ndërsa vijon puna për nxjerrjen e trupit të pajetë të babait të tij, Hajredin Çupi.
Keli Çupi ishte kthyer nga Anglia vetëm dy ditë më parë. Një ditë më parë nga rrënojat u nxor i gjallë djali tjetër i Hajredin Çupit.