75 Mall Live Search
09:02 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Meta: Faleminderit Kosovë e dashur, na bën krenarë të gjithëve!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka falënderuar Kosovën për ndihmën e pakursyer ndaj qytetarëve të Shqipërisë.

Ai ka qenë në mesnatë në Thumane, në zonën më të goditur nga tërmeti shkatërrues që la pas deri tani 24 viktima.

Kreu i shtetit shqiptar ka qenë në shoqërinë e zv.kryeministrit në detyrë të Kosovës, Fatmir Limaj.

“Pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitet e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.
I falënderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si edhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve!
FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!”, shkruan Meta.