75 Mall Live Search
10:22 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Stresi kërkon të hiqet taksa e autostradës

Shqiptarë nga Kosova që janë nisur për në Shqipëri për t’u dalë në ndihmë vëllezërve dhe motrave të tyre andej kufirit janë ballafaquar me pagimin e taksës e cila as në këto ditë tragjike nuk është larguar.

Kjo ka ngjallur pakënaqësi të shumta, të cilët kanë bërë apel që të paktën në këto ditë të hiqet taksa dhe qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të kalojnë më lehtë.

Këtë pakënaqësi e ka shprehur edhe reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi i cili ka kërkuara nga Qeveria që të hiqet taksa e autostradës.

“Ju lutem të patën për këtë tragjedi hiqeni taksen e rrugës, hiqeni taksen rrugore të paktën për këto dite qe është gjendje e jashtëzakonshme Po na kurrë s’kemi me than marova se erdhën vëllezërit e motrat nga Kosova se sa për ju”, ka shkruar në mes tjerash reperi./Indeksonline/