Dhjetëra pallate e objekte të shkatërruara nga tërmeti
Pallate e objekte të shumta janë rrënuar mëngjesin e djeshëm në Durrës e Thumanë si pasojë e tërmetit të fuqishëm, raporton Indeksonline.

Përveç objekteve që janë rrënuar në tërësi, ka me dhjetëra të tjera që janë endë në këmbë, porse janë totalisht të pabanueshme.

Ekipi i Indeksonline që ndodhet nga dje në Durrës e Thumanë ka parë nga afër se përveç humbjes së jetëve të njerëzve, dëmet materiale janë shumë të mëdha.

Madje sipas informacioneve të fundit, një pallat i dëmtuar nga tërmeti dje, sot është shembur i tëri në lagjen numër 18 në Durrës, porse fatmirësisht nuk kishte asnjë njëri brenda./Indeksonline/


