30 familje në Pezë ende pa ndihmë, kërkohet mobilizim
Gazetarja Ergisa Bejkollari ka bërë të ditur se 30 familje janë vendosur në një kamp në Pezë, por nuk kanë marrë ende ndihma, shkruan Indeksonline.
Ajo ka bërë thirrje që të shkojnë vullnetarët t’u ndihmojnë atyre.
“Është ngritur një kamp në Pezë. Janë 30 familje me shumë anëtarë, të cilat deri tani nuk kanë marrë ndihma, sepse mungojnë mjetet e transportit për ndihma. Kush ka mundësi të shkojë t’i çojë vullnetarisht me fugona ose makina personale. Kontaktoni me Edi Gogu 0692261999”, ka shkruar ajo./Indeksonline/