Nuk ka të ndalur dhuna në Basketboll, këtë herë grushtohen lojtarët
Në PBA po zhvillohen ndeshjet e playoffit, në takimin mes Northport dhe Nlex, për një moment ka eskaluar situata.
Nlex po humbnin me 14 pikë epërsi derisa kishin mbetur vetëm edhe 5 minuta për tu zhvilluar. Së pari ishte lojtari i Northport që shkeli njërin prej kundërshtarëve, por kundërpërgjigjja ishte shumë më e tepruar.
Alo qendra Erram nuk ndalet së grushtuari amerikanin e Northportit, derisa vendimi i gjyqtarëve ishte në favor të këtyre të fundit.
Northport fitoi takimin me 23 pikë epërsi, derisa do zhvillohet edhe një takim pasi seria mes këtyre dy ekipeve është barazuar.
/Indeksonline/