Haradinaj: FSK-ja do t’i dërgojë në Shqipëri ndihmat e kosovarëve
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se të gjithë ata që shprehin interesin për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit, ndihmat e tyre mund të dërgohen në kazermën e FSK-së në Prizren, nga do të nisën drejt Durrësit e Thumanës.
Statusi i plotë i Haradinajt:
Meqenëse interesimi i juaj për të ndihmuar bashkëkombësit në Shqipëri është i jashtëzakonshëm, Qeveria dhe institucionet e Kosovës, kanë vendosur që ndihmat nga qytetarët dhe bizneset të grumbullohen në Kazermën e FSK-së në Prizren, të cilat pastaj ushtria jonë do t’ua përcjellë autoriteteve shqiptare për t’i shpërndarë në rajonet e prekura nga tërmeti.