Familjaret në ankth duke pritur lajme për më të dashurit e tyre të mbetur nën rrënoja
Familjaret e prekur nga tërmeti i djeshëm në Durrës e Thumanë po vazhdojnë të qëndrojnë në ankth duke pritur lajme për më të dashurit e tyre që kanë mbetur nën rrënoja.

Gra, burra e pleq po qëndrojnë pranë pallateve të rrënuara duke pritur lajme për familjarët e tyre që ndodhen ende nën rrënoja.

Gërmimet po vazhdojnë me intensitet të shtuar edhe sot gjatë ditës./Indeksonline/
