75 Mall Live Search
16:47 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vazhdojnë kërkimet për tre fëmijë dhe tre të rritur tek ish zona e Kënetës në Durrës

Është duke vazhduar operacioni i kërkim-shpëtimit për shumë banorë të zhdukur të cilët vazhdojnë të jenë nën rrënojat e ndërtimeve të shkatërruara si pasojë e lëkundjeve të tokës.

Fokusi i kërkimeve për momentin është tek Ish zona e Kënetës në Durrës, ku po kërkohen tre fëmijë dhe tre të rritur, raporton Indeksonline.

Kërkimet kanë nisur që prej dje dhe kanë vazhduar edhe sot, edhe pse pati një ndërprerje disa minuta në momentin kur Shqipëria u godit sot përsëri nga një tërmet 5.2 shkallësh të rihterit.

Duhet përkujtuar që numri i viktimave ka shkuar në 31, në qindra të plagosur dhe në shumë të tjerë fati i të cilëve ende nuk dihet./Indeksonline/