75 Mall Live Search
17:42 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ermal Fejzullahu me familje dhurojnë 100 mijë euro ndihmë drejt Shqipërisë!

Pas tërmetit që tronditi disa zona në Shqipëri, duke shkaktuar dhjetëra viktima, qindra të lënduar dhe dëme të mëdha materiale, populli shqiptarë u solidarizua me njerëzit në nevojë duke ofruar ndihma në forma të ndryshme.

Si shumë njerëz të njohur të muzikës, artit e ekranit televiziv, edhe këngëtari Ermal Fejzullahu ka kontribuar me një shumë të parave në ndihmë të të goditurve nga kjo fatkeqësi.

“Bashkëndjenja e dhimbjes dhe dashurisë janë një! Se zemra e shqiptarit është e madhe dhe bashkëndjenja obligim, shembull është miku im i cili çdo herë i heshtur ishte pranë atyre që kishin nevojë. Të trishtuar nga dhimbja dhe pamundësia për të ndalur këtë trishtim, kemi ndarë 100.000 euro për të ndihmuar të goditurit direkt nga kjo fatkeqësi. Do të ndihmohen rastet më të rënda për të sanuar sado pak dëmet që kanë pësuar.” , ka shkruar ndër të tjera Ermal Fejzullahu.

Ai ka bërë të ditur se këtë shumë të parave e kanë mbledhur së bashku me një mik të tij, i cili ka preferuar të mos shfaqet publikisht.

Të njejtit, Ermali dhe njëri nga shokët e tij më të ngusht kanë kontribuar disa herë me vepra bamirëse, por qe nuk kanë preferuar asnjëherë që aktivitetet e tyre t’i ndajnë me publikun. /Indeksonline/