Nxirret trupi i pajetë i një personi në Thumanë, rritet numri i viktimave
32 viktima janë shënuar deri në këto momente nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë dje.
Pak më parë, një tjetër viktimë është gjetur në rrënojat e njërit prej pallateve të shembura në Thumanë. Bëhet me dije se trupi i pajetë i përket një burri.
Ndërkohë nën rrënoja dyshohet për të tjerë persona. Viktima është Kastriot Cako, rreth 50-vjeç, përcjellë Indeksonline.
Ekipet e kërkim -shpëtimit në mënyrë intensive po vazhdojnë punën për nxjerrjen e personave që dyshohet që kanë mbetur nën rrënoja.
Ndryshe 650 persona janë të lënduar, ndërsa dyshohet se nën rrënojakanë mbetur edhe disa të tjerë./Indeksonline/

