75 Mall Live Search
20:11 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ami ndanë historinë prekëse: Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin për tu bërë nuse, por për tu bërë engjuj!

Moderatorja e njohur shqiptare Amarda Toska, njëherit gruaja e aktorit Ermal Mamaqi, i është bashkuar lutjeve dhe kontributit për tu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Nga kjo fatkeqësi natyrore, humbën jetën deri më tani mbi 30 persona, e një rast mjaft prekës ishte humbja e nënës dhe bijës Diena dhe Esiela që humbën jetën pas këtij tërmeti të fuqishëm, shkruan Indeksonline.

Amarda ka bërë një dedikim emocionues drejtuar të gjithë viktimave, në veçanti rastit të dhimbshëm të Diena Karanxhaj 30 vjeç dhe vajzës së saj 9 vjeç.

Shumë herë kam derdhur lot gëzimi dhe mallëngjimi kur kemi përcjellë vajza me fustane nusërie. Kurrë nuk ma merrte mendja që mund të derdhja lot dhimbjeje si sot për të bukurat Diena dhe Esiela.
Në filialin tonë në Durrës erdhën disa klientë dhe bënë një kërekesë rënqethëse… Dy fustane nusesh për dy vajza qe do i thonë lamtumirë të gjithëve në ditën e varrimit të tyre.
Ishin familjarët e Diena dhe Esiela Karanxhaj. 30 dhe 9 vjeç. Nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti.
Nuk mund ta imagjinoj dot si mund të ndihet babai i Dienës, i cili humbi vajzën, mbesën dhe akoma pret që të nxirret trupi i të shoqes nga rrënojat.
Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin per tu bere nuse por për tu berë engjej qe do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemren.
Zot jepu force te perballojne dhimbjen e madhe qe fati ua dhuroi!!!
” , ka shkruar ajo! /Indeksonline/

View this post on Instagram

Shume here kam derdhur lot gezimi dhe mallengjimi kur kemi percjelle vajza me fustane nuserie. Kurre nuk ma merrte mendja qe mund te derdhja lot dhimbjeje si sot per te bukurat Diena dhe Esiela. Ne filialin tone ne durres erdhen disa kliente dhe bene nje kerekese rënqethëse… Dy fustane nusesh per dy vajza qe do i thone lamtumire te gjitheve ne diten e varrimit te tyre. Ishin familjaret e Diena dhe Esiela Karanxhaj. 30 dhe 9 vjeç. Nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti. Nuk mund ta imagjinoj dot si mund të ndihet babai i Dienës, i cili humbi vajzën, mbesën dhe akoma pret që të nxirret trupi i të shoqes nga rrënojat. Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin per tu bere nuse por per tu bere engjej qe do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemren. Zot jepu force te perballojne dhimbjen e madhe qe fati ua dhuroi!!!

A post shared by Amarda Toska (@amardatoska) on