Fëmijët kanë nevojë për trajtim të psikologëve, kërkohet ndihmë dhe sigurohet transporti
Si pasojë e lëkundjeve të tokës që nisën mëngjesin e hershëm të së martës në Shqipëri po vazhdon të jetë një situatë mjaftë e rëndë.
32 persona kanë humbur jetën, qindra të tjerë janë duke u mjekuar e persona të shumtë kanë mbetur ende nën rrënoja, me shpresën se shpejtë do të arrihet të nxirren jashtë rrënojave falë operacioneve të kërkim-shpëtimit.
Derisa situate vazhdon të jetë shqetësuese, banorët po bëjnë gjumë në tenda apo jashtë Shqipërisë, derisa nevojat janë të mëdha për të gjithë të prekurit.
Kosovarët për asnjë moment nuk kanë kursyer ndihmën sa i përket ushqimit, veshmbathjeve, strehimit e financave.
Ndërsa Plisat kanë bërë të ditur një nevojë urgjente për fëmijët në Durrës që kanë nevojë për trajtim të psikologëve.

Përmes një njoftimi në Facebook është theksuar se shumë fëmijë në Durrës kanë nevojë për trajtim të psikologut dhe të gjithë njerëzit kompetent mund të njoftohen në 049260901 dhe se transporti është i siguruar./Indeksonline/