Chelsea rrezikon shumë, barazon me Valencian
Chelsea ka barazuar me Valencian me rezultat 2-2 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Golat për Spanjollët i shënuan Soler në minutën e 40-të dhe Wass në minutën e 82-të.
Ndërsa për anglezët realizuan Kovacic në minutën e 41-të dhe Pulisic në minutën e 50-të.
Të dy skuadrat kanë nga 8 pikë, një më shumë se Ajax që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/