75 Mall Live Search
21:25 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tërmeti dëmton burgun e Lezhës, 119 transferohen në Reç

Ministria e Drejtësisë njofton se nga tërmeti dëmtime ka vetëm në seksionin nr. 2 të burgut të Lezhës, ndërsa 119 të dënuarit janë transferuar në burgun e Reçit në Shkodër.

Ministrja Gjonaj e shoqëruar nga shtabi i emergjencave gjatë këtyre orëve ka inspektuar nga afër burgjet më të prekura nga lëkundjet sizmike në Lezhë, Durrës, Fushë-Krujë dhe “Jordan Misja”( burgu313). Ministrja shprehet se gjendja shëndetësore e të dënuarve dhe paraburgosurve në të gjitha burgjet paraqitet e mirë dhe pa probleme.

Të frikësuar pas tërmetit, të dënuarit kërkuan që të lirohen nga qelitë dhe të nxirren në zonën e ajrimit. Por ministria thotë sot se gjendja e të dënuarve është e mirë.

Deklarata e plotë

Për shkak të situatës së krijuar si pasojë e lëkundjeve sizmike, Ministri i Drejtësisë ka ngritur shtabin e emergjencave me qëllim ndjekjen dhe përballimin e gjendjes aktuale në të gjithë IEVP-të e vendit. Që në momentet e para, me urdhër të ministrit të Drejtësisë, është rritur gatishmëria në masën 30% të policisë së burgjeve dhe grupeve të shoqërimit, duke kaluar në “Gadishmëri të përforcuar”,  në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe në15 Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të cilat ndodhen në zonat e prekura nga fatkeqësia natyrore. Ministrja Gjonaj, e shoqëruar nga shtabi i emergjencave gjatë këtyre orëve ka inspektuar nga afër të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale më të prekura nga lëkundjet sizmike, IEVP “Lezhë”, “Durrës”, “Fushë-Krujë” dhe “JordanMisja”( burgu313).