75 Mall Live Search
21:32 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përpos dërgesave në Shqipëri, Xhevat Demiri dhuron edhe rrogën e asamblistit për familjen Abazi në Gjilan

Të shumta janë ndihmat që po bëhen për të dëmtuarit nga tërmeti që goditi Shqipërinë, me rihter 6.4 shkallë.

Kosovarët janë mobilizuar aq mirë sa edhe vetë udhëheqësit e dy vende janë mahnitur me gjithë ndihmën që po ofrohet.

Përderisa banorët në Shqipëri shumë prej tyre kanë mbetur pa kulm mbi kokë, kosovarët kanë ofruar strehim për ta.

Por jo vetëm kaq, që prej dje nuk kanë munguar as ndihmat ushqimore, veshmbathjet e shumë gjëra të tjera.

Doruntina Kadaj është duke qëndruar në Shqipëri, ku po ndihmon shumë banorë, me aq mundësi sa ka ajo dhe miqtë e saj. E njëjta sot ka takuar edhe dikë që i doli në ndihmë.

Doktor Xhevat Demiri ka vendosur që të dhurojë pagën e tij prej asamblisti për familjen Abazi, djemtë e së cilës familje humbën jetën nën rrënojat e një ndërtese në Durrës.

Demiri është banorë i Gjilanit, kësisoj ka vendosur që të solidarizohet sado pak me dhimbjen dhe nevojën e kësaj familje.

Duhet përkujtuar që dy të rinjtë gjilanas që humbën jetën në Durrës varrosen nesër, e që sigurisht dhimbja për vdekjen e tyre është e madhe për të gjithë shqiptarët.

Gjithashtu Blerim Turkaj nuk ka hezituar që të ofroj ndihmën e tij me dërgesa të shumta në Shqipëri.

Postimi i Doruntinës:

Sot u rrethova nga njerez shume te mire, Xhevat Demiri dhe Blerim Turkaj Blushi na ndimuan me dergesa per ne Shqiperi, agja Xhevat te njejten kohe e dhuroi rrogen e tij te asambleistit per familjen Abazi, dy nga anetaret e te cileve humben jeten si pasoje e termeteve. Me Blerimin jemi pjese e kampit ne Durres. Kenaqesi me gjet perkrahje sa me te madhe cdo dite.