75 Mall Live Search
22:11 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pacolli: Nuk kanë paguar taksë ata që shkuan për të dërguar ndihma

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë në emisionin Pressing se të gjithë ata që kanë dërguar ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri nuk kanë paguar taksë për Rrugën e Kombit.

“Nuk kanë paguar taksë ata që shkuan për të dërguar ndihma”, ka thënë Pacolli.

Tutje ai ka shtuar se vendi ynë duhet të mbushet mend nga ngjarjet që ndodhën dhe të respektohet ligji kur vjen puna tek ndërtimet.

“Le ta kuptojnë të gjithë se duhet të respektohen normat ndërtimore dhe të ndjekin ligjin. Çdo gjë fillon me respektimin e ligjit. Është koha që të mbushemi mend”.