75 Mall Live Search
22:52 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nxirret i pajetë edhe një anëtarë i familjes Lala, pesë të tjerë vazhdojnë të jenë nën rrënoja

Është nxjerrë i pajetë një anëtar i familjes Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Bëhet fjalë për Grisela Lalën, ndërkohë që vazhdojnë të jenë nën rrënoja edhe pesë anëtarë të tjerë të kësaj familje.

Marjeta, Dionisi, Dionisa 2 vjeç (binjakë), Emilio 6 vjeç dhe Iliri ( i paralizuar), transmeton Indeksonline.

Ditën e djeshme u nxorën të pajetë Sadete Lala 79 vjeç dhe Amelia 8 vjeçare. Operacioni i kërkim shpëtimit është duke vazhduar ende në Thumanë dhe Durrës./Indeksonline/