75 Mall Live Search
23:28 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shqipëria goditet përsëri nga tërmeti

Një tjetër tërmet ka goditur përsëri Shqipërinë.

Goditja e radhës është dëgjuar para pak minutave me epiqendër në veri të Durrësit, saktësisht tek Kepi i Rodonit, transmeton Indeksonline.

Tërmeti ishte 4.6 shkallë të rihterit dhe është dëgjuar në ora 23:20, teksa nuk dihet nëse ka shkaktuar ndonjë dëm.

Gjendja vazhdon të jetë më e qetë sot në Shqipëri, teksa ekipet e operacionit të kërkim-shpëtimit po vazhdon për personat e zhdukur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara si pasojë e tërmetit./Indeksonline/