Bebe Rexha fluturon në Shqipëri, për të dhuruar ndihma të prekurve nga tërmeti
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka vendosur që personalisht të fluturojë për në Shqipëri për të qenë pranë të prekurve nga tërmeti, për t’ju dhuruar atyre ndihma.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një videoje që e ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram.
“Ju lutem ndihmoni Shqipërinë. Unë personalisht do të fluturoj në Shqipëri të sigurohem që paratë të shkojnë në vendin e duhur” ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.
Edhe Bebe po e bashkëndjenë dhimbjen me popullin shqiptarë, dhe ka bërë thirrje për ndihmë në llogarinë e saj në Instagram ku ndiqet nga 10 milionë fansa. /Indeksonline/