75 Mall Live Search
08:19 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nxirret trupi i Roza Mejçës, vajza dhe mbesa e së cilës, po ashtu vdiqen nga tërmeti

Vazhdon nxjerrja e trupave nga rrënojat në Durrës, derisa numri i viktimave ka shkuar në 40.

Ekipet rumune sot arritën ta nxirrnin trupin e pajetë të 50-vjeçares, Roza Mejçe, përcjell Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe bashkëshorti i Rozës, Ajeti, i cili nuk u përmbajt nga lotët.

Një moment dramatik për Ajetin, i cili në këtë tërmet humbi edhe vajzën dhe mbesën 8-vjeçare.

Ndërkohë, në Thumanë, janë ndaluar kërkimet pasi që dyshohet se nuk ka më banorë të mbetur nën rrënoja./Indeksonline/