Adrola Dushi: Jemi 10 milionë shqiptarë, bashkë çdo gjë është e mundur
Modelja shqiptare Adrola Dushi, ka qenë mjaft aktive nëpër rrjetet sociale për të bërë thirrje për ndihmë, dhe për bashkimin e popullit shqiptarë në këto ditë të vështira.
Ish ‘Miss Universe Albania 2012” ndër të tjera ka thën se çdo dhurim shton një buzëqeshje dhe zbut një dhimbje.
“Jemi 10 milionë shqiptarë… bashkë mund të bëjmë ndryshim… bashkë çdo gjë është e mundur.. Çdo dhurim shton një buzëqeshje dhe zbut një dhimbje… më shumë se çdo ditë dua të jemi të gjithë bashk… ky është momenti”, ka shkruar ajo në thirrjen e saj për ndihmë drejtuar të gjithëve.
Kujtojmë që Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi u angazhuan edhe në mbledhjen e fondeve për tu ndihmuar të prekurve nga tërmeti. /Indeksonline/
