Drejtori i PSG-së, tregon se a do të qëndrojë Mbappe në këtë klub
Leonardo drejtori sportiv i PSG-së ka treguar edhe njëherë se dëshira e tij është që Mbappe të qëndrojë në këtë klub edhe për sezonin e ardhshëm.
Francezi ka qenë i përfolur për një transferim te Real Madridi, pasi që Zidane kishte shprehur dëshirën e tij që ta ketë në klub këtë futbollist.
Kurse drejtori i PSG-së tha Unë nuk e di se çfarë tha Zidane, nuk e dëgjova. E vetmja gjë e sigurt është që Mbappé, do të qëndrojë këtu 100 për qind sezonin e ardhshëm. Ai është një nga lojtarët tanë më të mirë dhe ai nuk do të lëvizë. Rinovimi i kontratës? Do ta shohim më vonë’./Indeksonline/.