75 Mall Live Search
12:00 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Takohen sot Kurti – Mustafa në orën 16:00

Gjatë ditës së sotme do të takohen lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shkruan Indeksonline.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonlinen, zëdhënësi i LVV-së Arlind Manxhuka.

Ai, shkurt e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se është e vërtetë, që do të takohen sot Kurti-Mustafa.

Ndërsa, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, për Indeksonline ka thënë se takimi do të mbahet në orën 16:00.

Ky takim midis dy partive vjen një ditë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Nga Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë kanë dalë me një qëndrim pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ku thonin se mëngjesi i së hënës duhet t’i gjejë dy partitë me koalicion të nënshkruar./Indeksonline/