75 Mall Live Search
13:25 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Reçica: Ne, shqiptarët jemi më të fortë se çfarëdo që na godet

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka uruar të gjithë shqiptarët për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.

“Shqiptarë gjithandej, bashkëkombës të dashur, gëzuar 28 Nëntori, Dita e Flamurit! Shqipëria po kalon ditë të vështira, por ne shqiptarët jemi më të fortë se çfarëdo që na godet, gjithmonë të zotë për t’u rimëkëmbur më të fortë se kurrë”, ka shkruar Reçica në profilin e tij në Facebook.

Ai thotë se sot po kujtojmë gjithë ata atdhedashës që ndër shekuj trasuan rrugën e atdheut me mund e gjak, atdheut për të cilin ne krenohemi dhe i falemi përherë./Indeksonline/