Komuniteti teatror e filmik i Prishtinës, ndihmon punëtorët e Teatrit të Durrësit
Shumë nga artistët, këngëtarët, sportistët e njerëzit e rëndësishëm të ekranit shqiptarë kanë marrë iniciativë për të ndihmuar në secilën formë, të prekurit nga dridhjet e tokës në Shqipëri, që shkaktuan mbi 40 viktima dhe qindra të lënduar.
Edhe dëmet materiale kanë qenë të mëdha, duke bërë që shumë njerëz nëpër zonat e prekura nga fatkeqësia natyrore, të mbesin pa kulm mbi kokë, shkruan Indeksonline.
E tashti, më shumë se kurrë, banorët e këtyre zonave kanë nevojë për ndihmë.
Edhe komuniteti teatror e filmik i Prishtinës, ka ndihmuar punëtorët e Teatrit të Durrësit.
Aktori nga Kosova, Kushtrim Sheremeti, së bashku me Fisnik Ademin, Anisa Ismajlin dhe disa të tjerë, janë nisur për në Durrës që të dërgojnë ndihma, në emër të komunitetit teatror filmik. /Indeksonline/