75 Mall Live Search
18:02 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Madonna anulon koncertet

Këngëtarja e famshme Madonna ka anuluar koncertet e planifikuara për Boston me këshillën e mjekëve.

Ajo anuloi tre koncerte të planifikuara në Madam X Tour për shkak të dhimbjes së fortë.

“Më fal për ndryshimin e planit. Performancat më sjellin shumë kënaqësi dhe anulimi i tyre vjen si ndëshkim … Por dhimbja është shumë e madhe dhe mjeku më këshilloi të bëja pushim”, ka thënë Madonna në një postim në Facebook.

US singer-songwriter Madonna poses arriving on the carpet to attend a special screening of the film “The Beatles Eight Days A Week: The Touring Years” in London on September 15, 2016. / AFP / Ben STANSALL (Photo credit should read BEN STANSALL/AFP/Getty Images)

Ajo nuk ka bërë të ditur se cili ishte dëmtimi edhe pse në fillim të muajit ishte raportuar se kishte të lënduar gjurin.

Madonna anuloi shfaqjet e saj edhe në Nju Jork në shtator, për shkak të problemeve të produksionit dhe më pas për shkak të një lëndimi.

Promovuesi i koncerteve të Boston ka bërë të ditur se fansave do t’iu kthehen paratë për biletat e blera.