75 Mall Live Search
18:33 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha zbulon datën kur do të vije në Shqipëri dhe shumën e parave që do të sjell

Bebe Rexha është solidarizuar me popullin e saj shqiptarë pas tragjedisë që ndodhi dy ditë më parë.

Këngëtarja shqiptare me famë botëror pas nismës që mori për të mbledhur para për të mbijetuarit e tërmetit, tani ka zbuluar se datë e arritjes në Shqipëri.

30 vjeçarja në postimin e radhës bëri të ditur se ajo do të vije me 2 dhjetor dhe se deri më tani ka mbledhur 50 mijë dollarë, ndërsa synon të arrijë në 100 mijë.

Përveç Bebes, janë edhe Rita Ora dhe Dua Lipa që kanë reaguar në rrjetet sociale për tërmetin vdekjeprurës që goditi Shqipërinë./Indeksonline/