75 Mall Live Search
18:22 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Muharremaj në Thumanë, viziton zjarrfikësit nga Suhareka

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj bashkë me humanistin Shaqir Palushi ka vizituar sot Njësinë e Zjarrfikësve të Suharekës të cilët kanë qenë në krye të detyrës në Thumanë.

Muharremaj përmes një postimi në facebook ka thënë se ata pa dallim si ekip, na nderuan të gjithëve duke treguar profesionalizmin e tyre.

Ja postimi i tij:

Sot bashkë me humanistin Shaqir Palushi e kam vizituar Njësinë e Zjarrëfikësve nga qyteti ynë, të cilët kanë qenë në krye të detyrës në Thumanë.

Ata pa dallim si ekip, na nderuan të gjithëve duke treguar profesionalizmin e tyre.

Gjendja në zonat e prekura nga termetet e fundit ka krijuar një situatë të rëndë atje, dhe ne të gjithë sipas mundësive që i kemi pasur u kemi dal në ndihmë.

Shpresojmë që kjo situatë të tejkalohet, megjithëse dhimbja ishte e madhe.

Me respekt
Bali Muharremaj