75 Mall Live Search
23:15 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Emery pranë shkarkimit, Ancelotti mund ta zëvendësoj

Unai Emery është tashmë në diskutim se kurrë në stolin e Arsenalit, për shkak të rezultateve të dobëta të topçinjve në këtë pjesë të parë të sezonit. Ekipi londinez u mposht edhe nga Frankfurti 1-2 ne Europa League.

Së fundi është lakuar emri i Carlo Ancelottit si pasues i mundshëm.

Ky i fundit nuk po kalon një moment fort të mirë te Napoli dhe vetëm barazimi i mbrëmshëm 1-1 në “Anfield Road” ndaj Liverpoolit, ka rikthyer disi qetësinë, ndërsa vetë Ancelotti pas ndeshjes, mohoi zërat për një kalim te Arsenal.

“E kam kokën e thinjur dhe jam mjaftueshëm me eksperiencë për të kuptuar që bëhet fjalë vetëm për zëra merkatoje. Unë vazhdoj të qëndroj te Napoli gjithsesi”, deklaroi Ancelotti, që ka kontratë me napolitanët deri në verën e 2021-shit.