75 Mall Live Search
09:27 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kur ishte hera e fundit, që Kosova kishte pësuar rënie në renditjen e FIFA-s

Dje, Kosova pranoi zbritjen e parë në ranglistën e FIFA-s prej gati dy vjetësh, që kishte shënuar progres të vazhdueshëm.

Nga pozita e 114 tashti ka zbritur në pozitën e 115-të dhe krejt kjo për arsye se humbi dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Fillimisht u mposht 2:1 ndaj Çekisë në Pelzen dhe tri ditë më pas u mund edhe nga Anglia 0:4.

Humbje në ranglistë pësoi edhe Shqipëria, e cila nga vendi i 65 ku ishte një muaj më herët tani gjendet në atë të 66-in, shkruan Indeksonline.

Janari i vitit 2018 ishte hera e fundit që Kosova kishte pësuar rënie në renditjen e FIFA-s.

Edhe atëbotë kishte humbur një pozicion ku nga vendi i 177-të sa ishte në dhjetor të 2017-s kishte zbritur në pozitën e 178-të./Indeksonline/