Humb jetën në vendin e punës, e zë kamioni përfundi, në Han të Elezit
Një humbje e madhe ka ndodhur për familjen Koraqi nga Komuna e Hanit të Elezit.
I riu, S.Koraqi është aksidentuar mrëmbë në vendin e punës, në një gurëthyes në Han të Elezit, shkruan Indeksonline.
Indeksonline mëson se ai u vetaksidentua në vendin e punës. Dyshohet se të riun e kishte zënë kamioni përfundi.
I ndjeri ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë./Indeksonline/
