Samir Mane dhuron 1.2 milionë euro për Shqipërinë
Presidenti i grupit “Balfin”, Samir Mane dhuron 1.2 milionë euro per te demtuarit nga termeti
Bordi drejtues i grupit “Balfin” nën kujdesin e veçantë të presidentit Samir Mane dhe kompanitë përkatëse të grupit vendosën sot që të akordojnë shumën prej 1.2 milionë eurosh për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.
Përveç kësaj shume të akorduar, kompanitë e grupit “Balfin”, si “SPAR Albania”, “Neptun Albania”, “Jumbo Albania”, etj., jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës, e kështu me radhë, që në ditën e parë, u kanë qendruar pranë banorëve të pastrehë, duke u ardhur në ndihmë me mjetet e nevojshme dhe bazën ushqimore.
Grupi “Balfin” bën të ditur se ndihmat e tij do të vijojnë çdo ditë.